Policia e Qarkut të Vlorës arreston në një kohë rekord, pas publikimit të videos nga Ujësjellës Kanalizime Vlorë, dy autorët e vjedhjes së kapakut të pusetës mbrëmjen e kaluar në bllokun e banimit pranë Postës në qendër të qytetit.
Autorët e kësaj grabitje, gjenden momentalisht të shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Vlorës, ku po kryhen edhe veprimet proceduriale. Falenderojmë Policinë për reagimin e shpejt dhe vlerësojmë bashkëpunimin shumë të mirë institucional! Inkurajojmë qytetarët të denoncojnë çdo rast të kundërligjshëm të dhunimit dhe grabitjes së pronës publike!