Lajme

Vlorë, Arrestohet 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale

DVP Vlorë Arrestohet 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 19 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin B. B., 51 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, si dhe shpallën në kërkim shtetasin I. Sh., 42 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi në lagjen “1Maji”, Vlorë, ka ndërtuar një objekt, duke shkelur lejen e ndërtimit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close