Categories Lajme

Vlorë, Arrestohet 25 vjeçari,dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 27-vjeçare, detaje

DVP Vlorë Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 25 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 27-vjeçare.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasit: Sh. H., 65 vjeç, pasi dyshohet se ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të caktuar nga Gjykata, për bashkëshorten e tij, duke shkuar në banesën e saj. D. L., 35 vjeçe, pasi ka kanosur me fjalë dhe ka goditur fizikisht, për motive të dobëta, shtetasen K. L.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasi S. C., 38 vjeç, ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, në efektin e alkoolit, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me disa automjete të parkuara.

Shtetasi S. C. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME