Categories Lajme

Vlorë/ Arrestohet 36-vjeçari, Sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fokus 4”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Shpërndante doza të lëndës narkotike kanabis, arrestohet në flagrancë 36-vjeçari. Sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje, një shumë parash dhe 1 aparat celular.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fokus 4”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: -K.B., 36 vjeç, banues në Vlorë. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza, të cilat ky shtetas dyshohet se do t’i shiste në qytetin e Vlorës, kryesisht në lokalet e natës.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 aparat celular dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme. #angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔 #tëvendosurkundërkrimit✅ #nëçdoskajtëvendit🇦🇱 #nëshërbimtëqytetarëve👮️

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME