Categories Lajme

Vlorë/ Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen penalisht 5 shtetas të tjerë

DVP Vlorë/ Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen penalisht 5 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Vlorë u proceduan penalisht për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasit: P. P., 41 vjeç, K. H., 35 vjeç dhe F. F., 53 vjeç, të tre banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanet që administrohen prej tyre, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të ndryshme me paketa cigaresh pa pullë fiskale, të cilat i tregtonin pa deklaruar të ardhurat në organet tatimore.

Specialistët e H etimit të K rimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasen N. B., 66 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi është konstatuar duke ndërtuar një objekt, pa lejen e organeve kompetente.

Po nga specialistët e Hetimit të K rimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u procedua penalisht për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e a rmëve të f tohta”, një shtetase e m itur 15 vjeçe, pasi për motive të dobta, ka kanosur me thikë bashkëmoshataren e saj.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin L. M., 29 vjeç, banues në fshatin Metoq, bashkia Sarandë, pasi konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mesazhet mashtruese në telefon/ Oferta joshëse pune, që vetëm ju “grijnë” paratë

Subjekti që prezantohet me emrin Pulse Glide LTD, në fund të mesazhit të dërgon një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga mësuese frengjishtje në stjuardesë, vlonjatja punon për familjen mbretërore arabe: Kam shëtitur në 32 shtete

Geralda Kocirai është vajza nga Vlora, e cila ka një histori shumë frymëzuese. Ajo ka…

LEXO ME SHUME