Lajme

Vlorë, Bashkia apel qytetarëve: Bëni kujdes

Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin tonë gjatë orëve të fundit kanë sjellë disa probleme. Vlora është një ndër qytetet që për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve të shiut është përballur me disa përmbytje. Po sic shikohet nga videot e fundit ku pasqyrohet gjendja në Vlorë, uji eshte larguar në shume rrugë, pasi punetoret e Ujesjellës Kanalizime kane qënë në cdo lagje për mbarvajtjen e situatës nga permbytjet e shiut.

Burime për VloraNews.al bëjnë me dije se për shkak të pranisë së sasi së madhe të ujit në rrugë ka patur disa probleme në qarkullimin e automjeteve.Ndër të tjera mësohet se rruga e Portit është dhe aksi që paraqet më shumë probleme në qarkullim. Ndërkohë bashkia bën apel qytetarëve që të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes dhe të shmangin akset që kanë probleme.

Reagimi i plotë: Duke parë kushtet e motit nê Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me makina për shkak të shirave të dendur dhe erërave të forta. Paralajmërimet e meteorologëve për përmbytje, na bëjnë të jemi të kujdesshëm. Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj!  Për çdo nevojë vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close