Lajme

Vlorë/ Dallgët arrijnë deri në 4 ballë, peshkatarët anulojnë lundrimin

Me reshje shiu e vranësira ka nisur kjo ditë e hënë. Teksa javën që lamë pas temperaturat arrinin deri në 23 gradë, kjo javë ka nisur me vranësira dhe në disa zona me reshje shiu e bore.

Në Vlorë, erërat e forta kanë sjellë një det të trazuar. Lartësia e dallgëve është 4 ballë në gji dhe deri në 6 ballë në det të hapur, ndërsa fuqia e erës është 15 deri 20 m/sek.

Në këto kushte atmosferike të vështira, peshkatarët kanë marrë masa duke anuluar lundrimin. Mësohet se asnjë mjet i vogël peshkimi nuk ka dalë sot në det pikërisht për shkak të erës së fortë dhe dallgëve të mëdha.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close