Categories Lajme

Vlorë, denoncim, personi hedh një shalqi tek oborri i një shtëpie, familjarët: Nuk kemi konflikte! (Video)

Vlorë, denoncim, mbrëmjen e djeshme në Lagjen Pavaresia, një burrë ka kryer këtë veprim tek një familje që banon në atë zonë. Personi shihet teksa vjen nga fillimi i rrugës me një shalqi mjaft të madh të cilin po e mban në dorë, me pas kur afrohet tek shtëpia, shihet duke e hedhur shalqiun nga muri dhe përfundon në oborin e shtëpisë. Në kamerat e sigurise mund të shikoni qartë momentin e hedhjes së shalqiut si dhe personin (fytyra e të cilit është e identifikueshme por e kemi fshehur), shalqiu në oborr ka shkaktuar një rremuje të konsiderueshme sic duket edhe në video.

Familja ka kontaktuar Vlora News me shpresën se nëpërmjet portalit tonë ky person do na kontaktojë dhe do na thotë arsyen e këtij veprimi aq qesharak sa të pashpjegueshëm. Nëse nuk na kontakton duhet të paraqitet tek shtëpia përndryshe do të merren masa të mëtejeshme në polici! Ata shprehen gjithashtu se nuk kanë konflikte me asnjë person, çka e bën këtë situatë akoma dhe më të pakuptimtë. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, pasi shalqiu mund të binte mbi kokën e dikujt!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Elbasan, Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit” për kapjen e shtetasve në kërkim

Elbasan, Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit” për kapjen e shtetasve në kërkim. Shërbimet e Policisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I biri nxorri në rrugë të madhe të ëmën, çfarë ndodhi me 86-vjeçaren

Pak ditë më parë “Stop” transmetoi rastin e 86-vjecares Esma Toluli, e cila prej 3…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu të vazhdueshme, pararshikimi i motit për sot

Ditën e sotme, pritet përkeqësim i kushteve atmosferike. Moti pritet të jetë i vranët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi kriminal shqiptaro- kubanez në Spanjë: Sekuestrohet 1 ton kanabis…

Pesë persona pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë është goditur në Valencia të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U rrëmbye dhe u përdhunua nga dy rumunë në Itali, shqiptarja tregon paragjykimet e bashkëkombësve: Nuk më rruhet fare, nuk janë në nivelin tim intelektual

Besjana Kosturi, vajza shqiptare e cila u rrëmbye dhe u përdhunua nga dy rumunë në…

LEXO ME SHUME