Categories Lajme

Emri- Vlorë, Detaje nga grabitja në Vlorë, ndalohet autori

Një ngjarje e momenteve të fundit është shënuar në Vlorë. Persona ende të paidentifikuar, nën kërcënimin e a rmës kanë tentuar që të grabisin një argjendari pranë shkollës 9 vjeçare “Ismail Qemali” në afërsi të Bulevardit.

Kanë qenë banorët ata të cilët kanë lajmëruar p olicinë, pasi autorët kanë qëlluar në ajër. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se kanë qenë më shumë se dy persona.

Një prej personave të d yshuar është ndaluar nga p olicia në vendin e ngjarjes, ndërsa po punohet për kapjen dhe identifikimin e personave të tjerë.

Vlorë , njoftimi i policise, Vodhi nën k ërcënimin e a rmës së g jahut, një sasi bizhuterish në një argjendari, falë reagimit në kohë të P olicisë kapet dhe vihet në p ranga autori i dyshuar.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një çantë me bizhuteritë e vjedhura, si dhe a rma e g jahut me të cilën k ërcënoi pronaren e argjendarisë.

Rreth orës 11:05, ka ardhur një telefonatë se në bulevardin “Ismail Qemali”, në argjendarinë në pronësi të shtetases E. H., kishte hyrë një shtetas, i cili d yshohet se në k ërcënimin e a rmës së g jahut, ka v jedhur një sasi bizhuterish dhe është larguar.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të P olicisë është bërë e mundur që autori i dyshuar, shtetasi Martin. Kapllanaj, 18 vjeç, të kapej dhe p rangosej nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Isa Boletini”. Shërbimet e Policisë kanë s ekuestruar në cilësinë e provës materiale bizhuteritë e vjedhura dhe a rmën e gjahut me të cilën k ërcënoi pronaren e argjendarisë. Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME