Vlorë, rreth orës 13:05, në Triport, Zvërnec, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet lundrues, anije peshkimi, e ankoruar, në pronësi të shtetasit F. S., në të cilën po kryeshin riparime.
Si pasojë e zjarrit ka vetëm deme materiale. Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë aksidentalisht. Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.