fbpx
Lajme

Vlorë, Dritan Leli ka organizuar sot një takim me biznesin e turizmit (Foto/Video)

Lehtësirat e ofruara nga bashkia e Vlorës këtë sezon turistik, Kryetari i bashkisë Dritan Leli ka organizuar sot një takim me biznesin e turizmit edhe për të degjuar problematikat e mundshme me të cilat përballet biznesi për shkak të situates së pandemisë. Në fjalën e tij kryebashkiaku Leli është ndalur në procesin e lejeve të shfrytëzimit të hapësirave të plazheve nga biznesi duke i ftuar ata të aplikojne sa më shpejt pasi e premtja e kësaj jave është afati përfundimtar.

Kreu i shoqates së operatoreve turistik, në të njëjtën kohë dhe administratori i Regina Group Vasil Bedinaj u shpreh se deri më tani ndihma e artikuluar nga institucionet është inekzistente, pasi ju është referuar kushteve në të cilat ndodhet biznesi i turizmit për shkak të pandemisë.

Kryebashkiaku u shpreh se cdo gje do të merret parasysh dhe aty ku ligji e lejon do të ketë përmirësime, Situata e hotelerisë është në kushte tejet të veshtira sipas administratorit të hotel New York, për shkak edhe të mbylljes se kufijve.

 

 

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button