
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë ku dy vëllezër kanë tentuar të shtypin me makinë kunatin e tyre. Sic njofton policia, dy vëllezërit pas një konflikti kanë goditur me makinë burrin e motrës. Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policise: DVP Vlorë, Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. D., 34 vjeç dhe B. D., 37 vjeç (vëllezër), të dy banues në fshatin Kot, pasi dyshohet se ditën e djeshme, për shkak të një konflikti familjar, kanë goditur me automjet bashkëshortin e motrës së tyre, shtetasin A. M., 38 vjeç, banues në Vlorë, i cili aktualisht ndodhet në spitali, në kujdesin mjekësor.