fbpx
Lajme

Vlorë, Edhe pse fund tetori ka ende pushues

Surprizat e motit janë shoqëruar me kushte të ndryshme atmosferike. Prej ditësh moti është shoqëruar me rritje të lehta të temperaturave. Gjatë ditës së sotme temperaturat kanë një luhatje nga 5°C deri në 24°C, sipas meteorologëve. Edhe pse jemi në fund të muajit tetor, pamjet nga Vlora tregojnë se ende mund të bëhet plazh.

“Ditë shumë të bukura, dielli ka qenë shumë i mirë dhe për këtë e shfrytëzojmë detin. Vlonjatë jemi, detin e dashurojmë dhe nuk i ndahemi nëse temperaturat vijojnë kështu”, u shpreh një qytetar. Duket se turistët e huaj kanë zgjedhur qytetin bregdetar të Vlorës për të pushuar, ndërsa shprehen të kënaqur dhe të relaksuar që edhe në këto muaj të vitit mund të shijojnë bregdetin.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button