Lajme

Vlorë-Emri\ 23 vjeçari tenton të shtypë me makinë një person, policia i vihet në ndjekje

DVP Vlorë, Tentoi të shtypë me automjet një shtetas, shpallet në kërkim 23 vjeçari. Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë shpalljen në kërkim të shtetasit Eno Jazaj, 23 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, sepse më datë 06.01.2022, në rrugën “Veledin Kollozi”, ka kanosur shtetasin E. A., duke tentuar ta përplas me automjetin e tij. Vijon puna për kapjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close