Categories Lajme

Vlorë, Falsifikonin dokumentet për përfitimin e tokave në bregdet, 6 të arrestuar, 3 në kërkim (Emrat)

DVP Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Himara”, për goditjen e veprimtarisë k riminale të falsifikimit të dokumentave.

Operacioni pas një hetimi disa mujor, i nisur nga strukturat hetimore të DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ekzekutohen 7 masa sigurie si dhe shpallen në kërkim 3 shtetas që nuk u gjetën gjatë operacionit.

Operacioni i kryer nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiar, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë dhe Komisariatin e Policisë Himarë. Policia e Vlorës finalizoi me sukses operacionin e koduar “Himara” për goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumenteve, në fund të së cilit u vunë në pranga 6 persona, 3 të tjerë u shpallën në kërkim, ndërsa për një person u dha masa detyrim paraqitje.

Këta shtetas, në periudha të ndryshme kohore, dyshohen se nëpërmjet falsifikimit të dokumentave, vulave, stampave e formularëve, kanë tjetërsuar dhe përfituar sipërfaqe të konsiderueshme toke, në bregdetin e Himarës dhe Dhërmiut, të cilën më pas e kanë kaluar në pronësi të tyre, ose shitur tek persona të tjerë, duke përfituar shuma të konsiderueshme të hollash.

Në fund të operacionit u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit Vasillaq Strakosha, 67 vjeç, banues në Vlorë; Edmond  Marko, 51 vjeç, Pandeli Prifti, 42 vjeç, Zaho  Bollano, 58 vjeç nga Himara, Aleks  Bifsha, 64 vjeç, banues në Vlorë; Elton  Marko, 41 vjeç, banues në Himarë, i cili ndodhet aktualisht në IEVP Vlorë, i arrestuar më parë, për një tjetër vepër penale.

Gjithashtu u ekzekutua masa e sigurisë “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim dalje jashtë shtetit”, për Irakli  Gjiçalin, 68 vjeç, banues në Himarë. Po kështu u bë shpallja në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasve M. S., 68 vjeç, A. K., 64 vjeç, K. DH., 68 vjeç, banues në Himarë.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari k riminale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME