Flakët kanë përpirë një banesë në katin e tretë të një pallati në qytetin e Vlorës dhe policia thotë se janë dëmtuar një çift, burrë e grua. Ngjarja është regjistrua rreth orës 21:10 në lagjen “24 Maji”. Mësohet se shtetasi Krenar. Rrapi dhe bashkëshortja e tij, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.