“Tentova ta trembja. Nuk kisha si qëllim që ta qëlloja”. Kështu ka deklaruar para policisë 30-vjeçari Fadil Likaj, që ditën e djeshme p lagosi ish të dashurën e tij në Vlorë Ai është shprehur se ka pasur për qëllim vetëm ta trembë atë dhe jo ta q ëllonte me a rmë.
E reja 20-vjeçare nga Berati kishte vendosur të ndahej nga Likaj por ky i fundit nuk e ka pranuar këtë fakt. Mësohet se Likaj e ka tërhequr ish të dashurën zvarrë për disa metra dhe më pas i ka drejtuar p istoletën duke e qëlluar me plumb afër kokës. Jo vetëm kaq. Ai kishte me vete edhe dy g ranata, njërën prej të cilave e e hodhi në lokal, por fatmirësisht nuk shpërtheu pasi kishte siguresën