fbpx
Lajme

Vlorë: Fshati 30 vite pa ujë, banorët mbushin bidonat me gomar

Panajaja prej vitesh vuan mungesën e ujit të pijshëm dhe mungesën e investimeve. Në rubineta, uji shkon vetëm 1 orë por nuk mund të konsumohet për shkak të ndotjes që ka. Banorët shprehen se pavarësisht se nuk marrin shërbim faturat ju shkojnë dhe ata paguajnë afrofe.

Fshati i njohur në Vlorë për vreshtarinë dhe prodhimin e verës së kuqe prej më shumë se 30 vitesh vuan problematikën e mosfurnizimit me ujë të pijshëm. Banorët shprehen se në rubinetat e tyre vjen 1 orë ujë vetëm në mbrëmje vonë gati afër mesnatës, por edhe ai nuk mund të konsumohet për tu pirë.

”Uji që ne paguajmë, është i papijshëm. Vjen 1 gjysëm ore apo 1 orë në 48 orë.” Nisur nga kjo një herë në javë ata dalin me bidona në duar në anë të rrugës për ta blerë me lekë. ”Gomarin e zë frika të vijë nga kullota në shtëpi, se e di që e presin bidonat. Ujin e blejmë me lekë. E marrim 250 lekë të vjetra një bidon.” Por paradoksi është se dhe pse me një orë ujë në ditë, ata paguajnë faturën afrofe që shkon gati 2 mijë lekë në muaj.

”Para paguajmë. 16 mijë është uji. Paguajmë edhe për ndriçimin, gjelbërimin.”Në Panaja më parë kanë qënë mbi 350 familje ku shumica prej tyre larguar 10 vitet e fundit edhe për shkak të këtyre problematikave. Aktualisht aty jetojnë rreth 100 familje.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button