Lajme

Vlorë, gjatë 15 ditëve të para të muajit korrik janë vendosur 1610 masa, detaje

Vlorë Rrespekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë ushtruar kontrolle të shumta në të gjitha akset rrugore, jo vetëm për menaxhimin e trafikut, por dhe për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve që drejtojnë mjetet pa leje drejtimi, nën efektin e alkoolit, bëjnë parakalime të gabuara ose drejtojnë mjetin me shpejtësi mbi normat e lejuara.

Gjatë 15 ditëve të para të muajit korrik janë arrestuar në flagrancë 8 shtetas që drejtonin mjetet e tyre pa leje drejtimi ose nën efektin e alkoolit.

Në të gjithë qarkun e Vlorë, gjatë 15 ditëve të para të muajit korrik janë vendosur 1610 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

  • Janë pezulluar 36 leje drejtimi, nga këto 16 për pije al koolike, 14 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 6 për parakalime të gabuara;
  • Janë vendosur 55 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit;
  • 65 masa administrative për përdorim të aparateve gjatë drejtimit të mjetit;
  • Është bërë bllokimi i 19 mjeteve, për mungesë dokumentacioni.

Policia Rrugore Vlorë apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe motomjeteve, si dhe për këmbësorët, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: