Lajme

Vlorë, gjykata lë në burg dy autorët e dyshuar që dogjën një shtëpi në Llakatund, në kërkim ish dhëndri

Gjykata e Vlorës ka lënë n burg dy autorët e dyshuar, që dogjën një shtëpi në Llakatund.

Të arrestuar janë shtetasit nga Kosova, Gëzim Bacaj dhe Durim Kelmendi, ndërsa vijon të jetë në kërkim Haki Bajraktari ish-dhëndri i pronares së shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur 4 ditë më parë, ku ish dhëndri dyshohet se pasi është ndarë nga e dashura, i ka vënë zjarrin banesës ku jetonte djali i saj dhe nëna 70 vjeç.

Sipas informacioneve mësohet se Gëzim Bacaj akuzohet se ndihmoi të dhunonte dhe me pas ti vinte flakën banesës ku jetonte ish vjehrra dhe thjeshtri i shtetasit Haki Bajrami. Ndërsa Durim Kelmendi akuzohet se nuk kallëzoi krimin.

Të dy këta shtetas u ndalen një ditë pas ngjarjes në Morine.

Ndërkohë kujtojmë se 70-vjeçarja dhe nipi i saj kanë marrë plagë të shumta në trup dhe aktualisht po marrin trajtim në spitalin e Vlorës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close