Categories Lajme

Vlorë Goditen 4 raste të ndërtimit pa leje, arrestohen 4 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 persona

DVP Vlorë Goditen 4 raste të ndërtimit pa leje, arrestohen në flagrancë 4 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë. Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë ndaluan shtetasin në kërkim D. A., 47 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar dënimin me 6 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, në ngarkim të shtetasit I. K., 51 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, pasi ka ndërtuar një pedane druri, pa lejen e organeve kompetente.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin Sh. Xh., 34 vjeç, banues në Kaninë, Vlorë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Stacionin e Policisë Orikum referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës parë Vlorë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, në ngarkim të shtetasit A. Gj., 49 vjeç, banues Radhimë, pasi ka ndërtuar pa lejen e organeve kompetente, një platformë betoni, në zonën e plazhit që ka me kontratë.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin N. B., 39 vjeç, banues në Himarë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij të mitur. Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”, shtetasit A. H., 33 vjeç, banues në Sarandë, Sh. K., 52 vjeç, banues në Tiranë, K. Q., 51 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë, pasi janë konstatuar duke ndërtuar një platformë metalike, pa lejen e organeve kompetente, në lagjen nr.3 Ksamil, Sarandë.

Po nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasi R. P., 34 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë, pasi është konstatuar duke ndërtuar pa leje, në amabientet e jashtme të njësisë së shërbimit që ky shtetas ka në Ksamil.

Po nga këto shërbime filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. Gj., 43 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi ka goditur me grushte dhe sende të forta shtetasin Sh. A.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, në ngarkim të shtetasit N. B., 60 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive pronësie, ka goditur me grusht shtetasen M. Ç. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME