Categories Lajme

Vlorë/ Goditet nga makina një vajzë me bicikletë në “Transballkanike”/ “Mbërriti më shpejt agjensia e funeralit se ambulanca!!!

Nje aksident është regjistruar në rrugen transballkanike në Vlorë. Nje automjet tip Benz ka goditur një person me biciklete me këtë të fundit që është transportuar drejt spitalit rajonal te qytetit të Vlores jashtë rrezikut. Në vendngjarje ka mbëritur edhe policia e cila ka nisur hetimet për shkakun e aksidentit.

Reagim i gazetarit Vlonjat Enrik Mehmeti ne lidhje me kete aksident:

Asistova në një aksident ku një vajzë me biciklete u godit nga një makinë në rrugën transballkanike. Me aq sa mundem me disa njerez të tjere morëm disa masa midis të cilave dhe njoftimi i menjëhershëm i urgjencës. E dini kush është gjëja që ma shpifi më shumë? Në vendngjarje erdhi më parë ambulanca e një shërbimi funeral përpara asaj të urgjencës të cilët e transportuan në spital… Ndërsa ajo e urgjences erdhi goxha më pas… Që nga sot do mbaj numrin e agjensive të funeraleve… Cdo lloj pislliku mund të bëhet por me jetën e njerëzve nuk luhet….Fatmirësisht vajza u transportua në spital me shenja jete dhe agjensise funerale për aq sa bëri bravo i qoftë por lind pyetja Si është e mundur që erdhi me parë makina e funeralit se ambulanca ? Nëse je një mendim me mua që kjo përgjigje duhet dhënë së bashku me zgjidhjen e një shërbimi emergjence me të shpejt se funerali, Shpërndaje këtë video ta shikojnë ata që duhet të marrin këto masa…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME