Lajme

Vlorë, “Golfi” humb kontrollin dhe përplaset me makinën në parkim

Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës.

Nga të dhënat paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Ish-Gjyqit të Vjetër. Një automjet tip “Golf” ka humbur kontrollin dhe ka goditur një automjet të parkuar.

Drejtuesi i mjetit është dërguar në spital për të marrë ndihmën e mjekëve. Policia pritet të dalë me një njoftim zyrtar për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close