Lajme

Vlorë/ Grabitet nën kërcënimin e thikës një subjekt tregtar, autori largohet nga vendngjarja

Një subjekt tregtar në Vlorë ka rënë pre e një grabitjeje mbrëmjen e kësaj të hënë.

Mësohet se, autori dyshohet se ka përdorur një mjet prerës tip thikë për të kryer kanosjen e personave në subjektin tregtar.

Raportohet se pas ngjarjes grabitësi ka mundur të largohet. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Vlorë/Informacion paraprak Pasditen e sotme, në një market në lagjen “Lef Sallata”, një person i paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e një mjeti prerës (thikë) ka vjedhur disa bizhuteri dhe më pas është larguar me shpejtësi. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close