Categories Lajme

Vlorë, Hapen zyra për të dëgjuar problemet e qytetarëve

Nga Vullnet Sinaj,  Dera e zyrës sonë në Vlorë është e hapur çdo ditë për të dëgjuar problemet e ndryshme të qytetarëve. Juristët e zyrës janë të përkushtuar dhe përpiqen të adresojnë çdo shqetësim për zgjidhje, në bashkëpunim me institucionet shtetërore.

Më poshtë, raporti i rasteve të trajtuara gjatë 24 orëve të fundit.

RAPORT DITOR , Sanie Zanaj nga Treblova kërkoi ndihmë juridike për të përfituar pension familjar. Rast që do të ndiqet hap pas hapi.

Mirjana Bocaj nga Vlora kërkoi të pajiset me certifikatë pronësie të re, pasi ka bërë ndryshimin e zërit kadastral të parcelës nga arë në truall. Rast në ndjekje.

Vesel Alollari nga Vlora. Pas interesimit në ZVRPP qytetari është pajisur me lejen e legalizimit të banesës së tij. Do të paraqitet në zyrë për t’i bërë edhe aplikimin për certifikatë pronësie.

Axhi Dapaj nga Vlora kërkon të aplikojë për leje ndërtimi për katin e tretë. Pas shqyrtimit të dokumentacionit do të ndiqet rasti.

Murat Zoto Maraj nga Peshkëpia. Është bërë aplikimi për tokë bujqësore dhe certifikatën e shtëpisë. U bë interesimi në ASHK, dosja është në proces pune.

Agron Dervishi në Sevaster. Kërkon të pajiset me certifikatë pronësie për magazinën 600 m2 dhe truallin nën objekt me sipërfaqe 600m2. Ka bërë kërkesë për ndryshim te zërit kadastral nga tokë truall në arë. Kërkon ndihmë për zgjidhje të këtij problemi. Janë në dispozicion të gjithë dokumentat që disponon dhe do të ketë interesim të vazhdueshëm.

Ilirjan Ganaj nga Tërbaçi kërkon të hartoje një kërkesë drejtuar DRSSH për mbledhjen e viteve të pensionit duke qenë se ka mbushur moshen për daljen ne pension.

Besnik Danaj ka bërë një ankese te Kujdesi ndaj Klientit për rregullimin e rrjetit elektrik që i kalon mbi shtepi që prej vitit 2019 dhe s’ka marrë asnjë përgjigje . U hartua një kërkesë drejtuar Drejtorisë së OSHEE, Vlorë për të marrë informacion mbi trajtimin e problemit të qytetarit.

Skënder Alikaj nga Vranishti është pajisur me certifikatë pronësie per shtëpinë e tij në “Lagjen 10 Korriku”, Vlorë. Kërkon të pajiset me certifikatë pronësie për parcelën ndërtimore. Ka bërë pagesën e faturës së tokës. Parcela ndërtimore është në pronësi të të tretëve. Iu bë aplikim I3. Do të interesohemi në ASHK për të bërë të mundur nisjen e dosjes për shpronësim.

Adriana Limaj nga Vranishti kërkon ndihmë sepse i është ndërprerë KEMP-i. Komunikuam me Shërbimin Social dhe u informuam se qytetarja është komisionuar dhe ka dalë pa grup.

Do të bëhet nisja e dosjes në njësinë administrative Horë-Vranisht. Do të bëhet ankesë me shkrim te Administratori Shoqëror pranë kësaj Njësie për mosdakordësinë me vendimin e komisionit. Do të ndihmohet për plotësimin e dokumentacionit për t’u komisionuar në KEMP-in Epror.

Manushaqe Bulla nga Bishani kërkon ndihmë për verifikim të rastit për përfitim të ndihmës ekonomike. Rast në ndjekje të vazhdueshme.

Ilia Xamo nga Vlora. U interesuam pranë Bashkisë Vlorë për dëmshpërblimin që qytetari pretendon se nuk e ka marrë për shpronësimin e pronës për ndërtim publik. Juristja e bashkisë na vendosi në dispozicion dokumentacionin e qytetarit. Rast ne ndjekje.

Lavdosh Muçaj nga Vllahina u paraqit në zyrë me problematikën e pajisjes me certifikatë pronësie për tokat bujqësore. Kishte bërë aplikim për certifikatë pronësie, por i kërkohej nga ASHK harta kadastrale. Në Këshillin e Qarkut Vlorë u kontaktuan punonjësit e këshillit për këtë problem dhe u mor përgjigja se shumë shpejt do të zgjidhet ky rast.

Fatos Metaj nga Lapardhaja ka bërë kërkesë për transferim të lidhjes së energjisë elektrike dhe shtesë fuqie 5KW pranë OSHEE. Kërkon ndihmë pasi nuk ka marrë përgjigje për kërkesën e tij. Pas interesimit, nuk i është miratuar akoma nga Drejtoria Qëndrore, Tiranë. Rast në ndjekje.

Eduart Danaj është pajisur me certificate pronësie për shtepinë e cila ndodhet në Mavrovë. Ka gabim mbiemrin në certifikatën e pronësisë. U interesuam në ASHK për këtë problem dhe qytetarit iu bë një aplikim av0 duke i bashkëngjitur dokumentacion shtesë.

Kërkon të pajiset me certifikatë pronësie për tokat bujqësore të fituara me AMTP. Pasi plotesoi dokumentacionin e nevojshëm nga ana jonë iu bë aplikimi. Do të ndiqet vazhdimisht në ASHK deri në momentin që qytetari të pajiset me certifikatë pronësie.

Marsela Jaupaj nga Gjormi ka fituar gjyqin në gjykatën e shkallës së parë, Vlorë kundër Gjendjes Civile me pretendimin se ky institucion nuk i bën ekzekutimin e vendimit të gjykatës. Rast në ndjekje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME