Vlorë/ Rreth orës 18:25, në hyrje të fshatit Trevllazër, një zetor duke punuar tokën aksidentalisht është përmbysur dhe si pasojë drejtuesi shtetasi M.K., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Skrofotinë, Vlorë, ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Foto ilustruese