Categories Lajme

Vlorë/ I vetëm me vajzën e sëmurë: 49-vjeçari në përpjekje në mbijetesë

Adnan Salaj 49 vjeç nga qyteti i Vlorës babai i dy vajzave, i duhet që çdo ditë të përballet me jetesën e vështirë. Vështirësive ekonomike për shkak të mungesës së të ardhurave, i rëndohet pesha që ka për tu kujdesur për vajzën 12 vjeÖare e cila vuan nga problemet e moderuara mendore. Për shkak se bashkëshortja i është ndarë nga jeta 10 vite më parë prej një sëmundje të rëndë, i vetëm kujdeset për rritjen e vajzës. ”Në shkollë e nxirrja unë edhe e merrja unë te rruga. Vijnë e marrin me furgonë dhe ma sjellin mësueset te rruga. Pastaj e marr unë që e sjell për në shtëpi.”

Çdo muaj i duhet të jetojë më të ardhura të cilat i siguron nga kempi i aftësisë së kufizuar të vajzës dhe ndihma ekonomike. ”I dërgoi mesazh vajza, mesazhin e kam këtu në telefon, u është çuar më 29 mars. Ata nuk kanë ardhur as sot, nuk kanë ardhur të shikojnë, a takon a nuk takon.”

Adnani tregon gjithashtu se periudha e covid 19 dhe izolimit total ka qënë tepër e vështirë për të. Ka trokitur shpesh herë në dyert e insitucioneve pa marrë një përgjigje. ”Shumë e vështirë është, paguaj ujin. Kam marë pensionin e vajzave, paguaj dritat, ujë. Pastaj çfarë të mbetet.”

Shërbimi social shtetëror shprehet se personat me prapambetje mendore të moderuar të grupit të dytë nuk përfitojnë pension kujdestarie, pasi vlerësimet e tyre i bënë në bazë të përkujdesjes së nevojshme që kanë të tillë individë. Për grupin e dytë të këtyre personave kujdestaria nga prindërit nuk parashikohet e nevojshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U gjet i vdekur nën ashensor, zbardhen detajet për vdekjen e biznesmenit shqiptar

Ende vijojnë të jetë të paqarta rrethanat e vdekjes së biznesmenit shqiptar nga Gjilani, Musah…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FNSH dhe policia aksion ‘blic’ në Vlorë, disa të shoqëruar (Foto)

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë së bashku me policinë  zhvilluan një aksion blic në qytetin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shfrytëzonin të miturin për të përfituar para në ”Tik Tok”, Apeli lë në burg nënë e bir

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për Armando Kumarakun…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jorgo Goro jep dorëheqjen nga qelia si kryebashkiak i Himarës! Zbardhet letra

Jorgo Goro, i cili u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për shpërdorim detyre,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunoi barbarisht një mace, procedohet i moshuari në Rrogozhinë

eagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Në lidhje me një video të postuar në…

LEXO ME SHUME