Vlore, Një farmaci në bulevardin Vlorë-Skelë në lagjen ‘Rinia’ është djegur me lëndë djegëse gjatë natës, rreth orës 02:30 të mëngjesit. Kamerat e sigurisë kanë filmuar autorin i cili spërkat me lëndë djegëse dhe më pas i vë flakën pjesës ballore të farmacisë. Nga zjarri nuk ka të lënduar, por raportohet vetëm për dëme materiale.
Categories
Lajme