Vlorë – IKMT në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë shembur një objekt pa leje, i ngritur në breg të detit, në Karaburun, në pronësi të shtetasit B.B. Forcat e IKMT dhe DVP Vlorë kanë nisur punën për rrëzimin e ndërtimit në orët e para të mëngjesit, pas konstatimit se objekti 1-katësh me bazament betoni dhe kolona në ndërtim e sipër, ishte pa leje nga organet kompetente. IKMT dhe Policia e Shtetit vijon punën në disa fronte për evidentimin dhe parandalimin e ndotjes mjedisore, prerjes së pyjeve apo dëmtime të tjera mjedisore, duke ftuar njëkohësisht çdo qytetar të denoncojë shkeljet në numrin 112 ose përmes Komisariatit Dixhital. #mbromjedisin
Categories
Lajme