Categories Lajme

Vlorë, infektohen masivisht me Covid-19 nxënës e mësues. Mes të infektuarve dhe kirurgë e infermierë

Situata e Covid-19 në qytetin e Vlorës paraqitet alarmante, pasi 24 orët e fundit janë konfirmuar 60 raste të reja. Rastet e reja janë regjistruar kryesisht në kopshte e shkolla, ndërsa gjithashtu janë infektuar dhe efektivë policie, inxhinier, sanitare e kirurgë.

Përsa i përket rasteve të reja në institucionet arsimore janë konfirmuar pozitivë: 1 nxënës në shkollën “Jani Minga”, 1 mësues në bashkinë Selenicë, 2 nxënës në shkolla private, 2 studentë, 2 kuzhiniere në kopshtin nr8, 1 edukatore kopshti nr 9, 1 punonjës në shkollën për personat me prapambetje të lehtë mendore, 1 mësues në shkollën tregtare, 1 mësues në shkollën “Ibrahim Kushta”, 1 mësues në shkollën e fshatit Armen.

Për të vijuar më tej me: 1 efektiv policie, 1 inxhinier, 1 punonjës në OSHE, 1 sanitare në kirurgji, 1 kujdestare në familje e rastet e tjera të papunë apo vetëpunësuar. Shkollat e kopshtet mbeten sërish vatër covid-19 ku rastet kanë ardhur në shtim. Kryesisht kopshti nr9, por edhe kopshti nr8 ku janë prekur me covid-19 dy kuzhiniere.

Ndërkohë kujtojmë se ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 1088 raste të reja dhe 12 humbje jete nga Covid-19. Ndërkohë, situata paraqitet problematike edhe në 4 spitalet Covid, me kapacitet 550 shtretër, ku aktualisht po marrin trajtimin 531 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME