Categories Lajme

Gjendet një gomone në bregdetin e Vlorës, ja për çfarë u përdor

Një gomone është gjetur e braktisur në det në fshatin Delisuf të njësisë administrative Novoselë. Mjeti lundrues dyshohet se është përdorur për trafikun e 55 k landestinëve në Vlorë pasi është gjetur pranë vendit ku ata u nisën. Policia ka mbërritur në vëndngjarje dhe po kontrollon zonën. Me 8 janar 2021 u shpëtuan 55 emigrantë nga vende të ndryshme të Lindjes së Mesme pasi mbetën të bllokuar për më shumë se 3 orë në mes të detit.

Për këtë ngjarje ndodhet në b urg 26-vjeçari, Emiljano Likaj, i d yshuar si skafisti që do ti transportonte drejt Italisë. Ai u vu në p ranga 12 ditë pas tentativës së t rafikut që r rezikoi të prodhojë një tragjedi, pasi gomonia mbeti në det të hapur për rreth 3 orë.

26-vjeçari Likaj, por dhe të paktën dy persona të tjerë, që sipas burimeve ishin në rolin e skafistit, arritën t’i shpëtojnë ar restimit gjatë operacionit të shpëtimit të ndërmarrë nga Roja Bregdetare. Mënyra se si ata arritën të dalin në breg mbetet e paqartë dhe ka ngjallur dyshime se skafistët mund të edhe të jetë ndihmuar nga persona brenda operacionit.

Për të arritur në brigjet e vendit fqinj, klandestinët, sipas burimeve, paguanin nga 4 deri në 5 mijë euro, ndërsa në ndihmë të kësaj veprimtarie ishte krijuar edhe një infrastrukturë e plotë. Deri më tani, policia ka zbuluar të paktën dy baza të strehimit të emigrantëve, një hotel në Tiranë dhe një shtëpi në fshatin Trevllazër në Vlorë. Të dyshuar si pjesë e këtij rrjeti, dhe të akuzuar për strehimin e emigrantëve janë tashmë në qeli 31-vjeçari nga Vlora Qazim Ismailaj dhe Fatos Tusha nga Tirana.

Vlorë/Informacion paraprak Më datë 25.01.2021, forcat p olicore të DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e P olicisë K ufitare Vlorë, gjatë kontrollit të territorit në zonën e Akërnisë, kanë konstatuar në breg të detit, një mjet tip gomone, pjesërisht e d ëmtuar, rreth 9.5 m e gjatë, me tre motorë, një prej të cilëve ishte i këputur.

Në mjetin lundrues nuk është konstatuar asnjë send apo objekt i k undërligjshëm. DVP Vlorë po punon në bashkëpunim me P olicinë K ufitare Vlorë, për sqarimin e plotë të situatës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME