Lajme

Vlorë, Ja kush është personi i plagosur mbrëmjen e sotme, dyshimi për atentat (Emri)

Vlora siç duket nuk po gjen qetësi në ditët e fundit. Atentati i fundit ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Rruga e Çipajve’. Pas atentatit të bërë në makinën e një shtetasi ku shpërtheu një sasi e konsiderueshme tritoli, mbrëmjen e sotme ka mbërritur një person i plagosur në spital.

Nuk dihet nëse ngjarja është e lidhur me atentatin e bërë apo është një çështje tjetër. Sipas burimeve i plagosur ka mbetur shtetasi Diego Hanaj, 36 vjeç i cili po merr mjekimet e duhura në spitalin e Vlorës. Mësohet se 36-vjeçari është plagosur me plumb në dorë.

Vlorë/Informacion paraprak

Në lagjen “Pavarësia”, para pallatit te tij, dyshohet se është plagosur në dorë, me armë zjarri shtetasi D. H, 36 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Vlorës. Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit. Ndërkohe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: