
Një dhunë në familje ka ndodhur sot në qytetin e Vlorës. Një 36-vjeçar ka marrë thikën dhe ka kërcënuar gruan e tij. Kjo e fundit ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje, teksa sherri ka nisur për motive të dobëta. Pas ngjarjes në pranga ka përfunduar shtetasi me iniciale E. M., 36 vjeç.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 36 vjeç, banues në Selenicë, pasi ka kanosur me mjet prerës thikë, bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.