Lajme

Vlorë, kolaps apartamentesh në shitje, ka kërkesa, s’ka oferta

Të huajt dhe emigrantët kanë blerë masivisht apartamente në Vlorë. Në disa zona nuk ka më asnjë banesë në shitje, ndërsa kërkesat sipas agjentit imobilar, Qemal Hoxhës janë të vazhdueshme.

Kërkesat janë shumë të larta. Edhe ata që kanë blerë më parë nuk i shesin se po shohin që çmimet rriten. Janë më të shtrënguar se në qytet nuk ka më as vend ku të ndërtohet.

Kërkesat më të mëdha nga shqiptarë që jetojnë në Angli, Gjermani, Belgjikë, nga vendet e Europës që duan një shtëpi të dytë. Janë dhe të huajt italianët që janë primarë, por kanë nisur dhe ukrainasit, bjellorusët, rusët”, ka thënë ai.

Rritja e kërkesave për të blerë një apartament është shoqëruar dhe me rritjen e çmimit. “Çmimi dy vitet e fundit është rritur nga 10%-15%. Nëse në Lungomare  para dy vitesh kishim një apartament me pamje ballore ishte 900-1000 euro metri katror, tani ka shkuar deri 1.300 euro po nuk gjen”, shprehet ai.

Cilat janë zonat më të preferuara nga blerësit? Më shumë interes për blerje banesash ka për zonën e bregdeti, qendrën e qytetit dhe kohët e fundit po merr vëmendje dhe zona e Vlorës historike. Po mundësitë për të blerë një banesë në këto zona janë pothuajse zero./abcnews.al

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: