Categories Lajme

Vlorë/ Konflikt banal mes dy të rinjve ai që ka shkaktuar përplasjen e djeshme

Ka qenë një konflikt banal mes dy të rinjve, ai që shkaktuar përplasjen e djeshme. I cili është agravuar nga sharje dhe fyerje, në kanosje një ditë më vonë. Autori i ngjarjes është vetdorëzuar, mbremjen e djeshme rreth ores 22.30 të mbrëmjes. Ndaj M. R rëndon akuza e kanosjes. I riu ka pranuar konfliktin e ditës së djeshme mes tij dhe Enio Gresa ( Shyti). I Dyshuari si autori i të shtënave me armë në ujin e ftohtë ka theksuar para bluve të Vlorës se ka kaluar pranë vendit të ngjarjes, pasi ka parë Enio që ka parkuar aty.

“Nuk kisha shkuar ta kërkoja, e pash dhe ndalova. Doja të sqaroja me të një bisedë. Kisha në makinë një pistoletë manovër që e mora me vete. Nuk kam pasur asnjë motiv ta qëlloja. Ka qënë për ta trembur.” I frikësuar nga të shtënat, Gresa ka njoftuar policinë dhe bashkëshorten. Ai është larguar nga vendngjarjes pasi ka deklaruar se është frikësuar ndërsa policia dyshon se ai ka qënë i armatosur dhe është larguar për të fshehur armën. Ngjarja ndodhi paraditen e së premtes në lagjen “10 Korriku” në qytetin bregdetar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Nusja na kërcënoi se…”/ Dëshmia e gjyshit të 3-vjeçarit të zhdukur në Durrës: S’tregoj ku ndodhet djali, më bëni çfarë të doni

Para pesë ditësh në Durrës, është zhdukur një 3-vjeçar, ku sipas policisë së Durrësit, ende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar amerikan do të blihet me 94.4…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

La pas gruan dhe dy fëmijët, kush është shqiptari që humbi jetën në punë në Itali

Kur vendi i tij ishte mes kaosit, ai ishte një ndër të parët shqiptarë që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bie nga biçikleta, ndërron jetë 76-vjeçari

Një person në Korçë ka rënë nga biçikleta dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur pranë…

LEXO ME SHUME