Lajme

Vlorë, Kontroll lokalit, zbulohet se organizonte lojëra fati, arrestohet 29-vjeçari

Një 29-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi organizonte lojëra fati. I.A, përdorte lokalin për aktivitetin e paligjshëm, por u zbulua pas kontrollit nga Policia. Ndërkohë janë sekuestruar pajisjet elektronike që përdorte 29-vjeçari për të ushtruar aktivitetin.

NJOFTIMI NGA POLICIA, Vlorë, Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, kanë ushtruar kontroll në ambientet e një lokali në Novosel. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– I. A., 29 vjeç, banues në Novosel, Vlorë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pajisje elektronike që shërbenin për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: