Lajme

Vlorë, kronika në Plazh të vjetër (Emra\Detaje)

Një sërë të shtënash me ar më të dyshuar pistoletë janë drejtuar këtë të dielë në trupat e 3 personave në një lokal pranë plazhit të vjetër në Vlorë. Gjithçka ka nisur rreth orëve të paradites ku dy të dyshuarit dhe pronari i një lokali kanë bërë një debat për motive banale. Dy të dyshuarit në fjalë i kanë drejtuar ar mët pronarit të lokalit, djalit të tij si dhe një personi të tretë (nipit të pronarit) dhe i kanë qëlluar. Dy prej tyre janë goditur në pjesët e gjymtyrëve, kurse një tjetër në gjoks dhe tjetri në bark.

Të pla gosur kanë mbetur Arben Brahimaj pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, djali i tij Brikelo Brahimaj dhe nipi i tij Olsi Beqiri. Si pasojë e të shtënave, pronari i lokalit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore ku po i nenshtohet nje operacioni pas plumbave të marrë në bark e këmbë. Gjendje më e mirë shëndetësore paraqitet për djalin e tij, i cili fatmirësisht është qëlluar në këmbë gjithashtu dhe nipi.

Policia tashmë ka nisur verifikimet për të bërë të mundur kapjen e dy autorëve, të cilët dyshohen se i janë drejtuar pyllit të Sodës për të humbur gjurmët. Policia thotë se su lmi me ar më është kryer nga dy persona, të cilët i identifikon si E.XH e Sh.L dhe se në ndjekje të tyre
kanë shkuar dhe Delta Forcë e FNSH e Fierit. Ende nuk dihet se kush ka qenë shkaku real i sherrit që ka sjellë përdorimin e armëve.

Njoftimi i policisë:

Në Vlorë, ne lagjen 1 Maj, në një lokal në pronësi të shtetasit A.B, ka ndodhur një konflikt për motive banale. Si pasoje e konfliktit është plagosur i zoti i lokalit shtetasi A.B, që ndodhet në gjendje të rëndë dhe dy shtetas të tjerë që janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka identifikuar dy autorët e ngjarjes, shtetasit SH.L dhe E.XH.
Në ndjekje të autoreve është vënë Policia e Vlorës, Delta Forcë dhe FNSH e Fierit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë hetimit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close