Lajme

Vlorë/ Kronikë e fundit

Përshtasin lokalin e marrë me qira për përdorim droge dhe tregtonin kokainë, vihen në pranga pronari dhe bashkëjetuesja e tij. Sekuestrohen 14 gr. lëndë narkotike, e dyshuar kokainë. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve ka bërë kapjen dhe arrestimin e shtetasve: Sh., 47 vjeç dhe E. T., 30 vjeçe, me banim në Vlorë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin nën administrimin e këtyre shtetasve, kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 14 gr., e dyshuar kokainë.

Gjithashtu, nga veprimet e mëtejshme ka rezultuar se aktiviteti në lokal ushtrohej me mungesë dokumentacioni. Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të këtyre shtetasve për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Fshehja e t

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button