Lajme

Vlorë , Kundërshtuan dhe goditën për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë, vihet në pranga 32-vjeçari, procedohet 31 vjeçarja

Vlorë , Kundërshtuan dhe goditën për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë, vihet në pranga 32-vjeçari, procedohet në gjendje të lirë shtetasja që e shoqëronte. Shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja, gjatë patrullimit në sektor, në bulevardin “Ismail Qemali”, kanë konstatuar një automjet tip “Kia”, drejtuesi i të cilit kreu parakalim të gabuar, duke shkelur normat e Kodit Rrugor.

Menjëherë pas evidentimit, është bërë ndalimi i tij, për të vijuar me tej me verifikimet nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor. Gjatë komunikimit të shkeljes së konstatuar, drejtuesi i automjetit, shtetasi Sh. A., së bashku me shtetasen K. U., e cila e shoqëronte, kanë kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë, për të penguar shoqërimin në Komisariat.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. A., 32 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen K. U., 31 vjeçe, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësve të Policisë së rendit publik”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. #angazhimpërkushtimsakrificë👮‍️ #tëvendosurkundërkrimit #24/7nëçdoskajtëvendit #nëshërbimtëqytetarëve👮‍️

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close