Lajme

Vlorë, Tentoi të vriste të vëllanë me hanxhar, kush është Gazmend Merkaj që u arrestua sot

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i 39-vjeçarit Gazmend Merkaj, sot në Vlorë, pasi kishte d hunuar fizikisht dhe k anosur me hanxhar vëllanë e tij. 39-vjeçari Merkaj rezulton një emër i njohur për drejtësinë, pasi është d ënuar më parë me 3.4 vite b urg.

Në vitin 2018, ai është vetëdorëzuar në polici me një a rmë z jarri në çantë, të cilën ka thënë se e mbante, për shkak të kërcënimeve, që sipas tij, i vinin nga hasmëria mes fiseve Llanaj e Xhaferaj në Vlorë, dhe ka kërkuar të rrëfejë krimet e rënda. Kështu, Gazmend Merkaj është bërë i penduar i drejtësisë, duke rrëfyer para autoriteteve të Vlorës k rimet e kryera mes këtyre dy fiseve.

Një prej krimeve të kryera për hasmëri ishte dhe ajo e Albano Xhaferaj, e kryer me urdhër të Edison Harizaj, për shkak se Albano Xhaferaj ka pasur dijeni për autorët e tentativës së v rasjes së Ferdinant Llanaj, kryer në muajin tetor të vitit 2017. Vrasja e Albano Xhaferaj, sipas rrëfimit të Merkaj në prokurori është kryer me çekiç brenda në makinë.

Pak kohë pas publikimit në media të dëshmisë së Merkajt, është ekzekutuar me breshëri kallashnikovi Edison Harizaj, i cilësuar si “i paprekshmi” i Vlorës, ku në atentat mbeti i vdekur edhe shoku i tij, Genci Caci. Atentatet e v rasjet mes dy fiseve kanë vijuar edhe më tej, ndërsa sot në pranga ka rënë i penduari Merkaj, i cili akuzohet për tentativë vrasjeje ndaj të vëllait.BW

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close