
Llogoraja mbulohet me dëborë. Për shkak të reshjeve të dëbores dhe breshërit është vështirësuar qarkullimi rrugor në aksin Vlorë-Llogora-Himarë. Këshillohet kujdes për automjetet.
Dëbora e rënë gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm ka mbuluar edhe Llogaranë. Kjo ka bërë që ky aks rrugor të kalohet me vështirësi nga automjetet.
Ndërkohë, reshjet e vazhdueshme të shiut kanë sjell probleme në disa zona në qytetin e Vlorës, por edhe në fshatra. Në fshatin Panaja, shumë sipërfaqe toke janë mbuluar nga uji. Sipas banorëve, shkak është bërë bllokimi i kanaleve shkarkuese.