Nga kjo e enjte data 25 Qershor lundrimi drejt Italisë nga brigjet e Vlorës do të jetë dinjitoz falë tragetit të ri të kompanisë EuroFerries. “Ionian Star” ofron standarde të larta, komoditet dhe siguri maksimale.
Trageti i ri i cili hyri në linjë falë insistimit të ministris së Trasportit dhe Energjitikës për një traget dinjitoz udhëtarësh, është i riformatuar elektronikisht. Më makinë tërësisht të reja dhe shpejtësi 20 milje në orë trageti i ri do përmirësojë ndjeshëm cilësinë e transportit detar nga Vlora.
Pas një ndërprerje të detyruar për shkak të Covid-19, tashmë sezoni turistik do të ofrojë siguri edhe në sektorin e transportit detar. Ky është trageti i parë i këtyre standardeve që operon në linjën Vlorë-Brindizi në 20 vitet e fundit.