Vlorë/Informacion paraprak. Në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi, mjeti me drejtues shtetasin E. Sh., ka aksidentuar shtetasen e m itur me iniciale A. C., 7 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi h etimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.