Lajme

VIDEO\ Vlorë, makina këput në mes pemën dhe përfundon me goma në ajër

VLORË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin bregdetar të Vlorës, ku një makinë ka përfunduar e përmbysur me goma në ajër. Aksidenti ka ndodhur në lagjen “10 korriku” në Vlorë. Deri më tani sipas të dhënave paraprake nuk ka viktima, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur të plotë shkaqet e aksidentit.

Shihet se makina është përplasur edhe me një pemë që është rrëzuar më pas në trotuar, ndërsa makina ka përfunduar e përmbysur.

Kujtojmë se një aksident i ngjashëm ndodhi në kryeqytet, ku si pasojë e shpejtësisë një makinë goditi një 23-vjeçare duke i këputur këmbën dhe më pas u përplas edhe me një pemë anash rrugës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: