Vlorë/Informacion paraprak Në orën 08:36, në aksin e Lungomares, një automjet, me drejtues shtetasin A. M., 34 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale N. L, rreth 55 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Categories
Lajme