Categories Lajme

Vlorë/ Me shpejtësi 225 km/h në autostradë, ndëshkohen dy shoferë

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet në të gjithë territorin për parandalimin e aksidenteve. Autoritetet bëjnë me dije se dy qytetarë nga Kosova të cilët nuk kanë ndaluar gjatë kontrollit me radar, janë bllokuar nga policia në hyrje të Vlorës, pasi po lëviznin me shpejtësi 225 km/h.

Shoferët janë njoftuar nga policia për të ndaluar por kanë vijuar më shpejtësi drejt Vlorës. Ndërkohë pas aktivizimit të shërbimeve të Policisë Rrugore në Vlorë dhe forcave të Posaçme Shqiponja është bërë i mundur ndalimi i tyre në hyrje të këtij qyteti.  Të dy drejtuesit e automjeteve janë ndëshkuar me masë administrative, konkretisht: Drejtuesi i mjetit tip “Lamborghini” I. B., 40 vjeç, banues në Zvicër, është ndëshkuar me masë administrative 168.000 lekë për shkeljet administrative “Tejkalim i shpejtësisë”, “Garë shpejtësie”, “Qarkullon pa targë”, “Nuk ndalon pas dhënies së shenjës së ndalimit me tabelë” dhe drejtuesi i mjetit tip “BMË” 36-vjeçari M. N., banues në Kosovë, është ndëshkuar me masë administrative 120.000 lekë për shkeljet administrative “Tejkalim i shpejtësisë”, “Garë shpejtësie”.

Njoftimi i plotë- Kujdes! Mos fluturoni të arrini aksidentin, e në rastin më të mirë Radarin e Policin Rrugor.

Me shpejtësi të frikshme 225 km/h drejt Vlorës, dy kosovarët nuk ndalojnë radarit në Fier por bllokohen nga Policia në hyrje të Vlorës. 225 km/h, pavarësisht makinave luksoze, kjo është papërgjegjshmëri ndaj jetës, shpejtësi të tilla janë vrastare, rrezikojnë seriozisht jetën tuaj e të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Në Bypass-in e Fierit, në aksin Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Pojan”, janë konstatuar nga radari automjetet me targa zviceriane tip “Lamborghini” dhe “BMË” duke bërë gara me shpejtësi 225 km/h.

Automjeteve u është bërë shënjë nga punonjësit e Policisë për të ndaluar por drejtuesit e tyre kanë vijuar me shpejtësi drejt Vlorës. Menjëherë janë njoftuar shërbimet e Policisë Rrugore të Vlorës si dhe forcat e posaçme “Shqiponja” dhe në hyrje të qytetit të Vlorës janë ndaluar të dy automjetet.

Të dy drejtuesit e automjeteve janë ndëshkuar me masë administrative, konkretisht: drejtuesi i mjetit tip “Lamborghini”, shtetasi I. B., 40 vjeç, banues në Zvicër, është ndëshkuar me masë administrative 168.000 lekë për shkeljet administrative “Tejkalim i shpejtësisë”, “Garë shpejtësie”, “Qarkullon pa targë”.

“Nuk ndalon pas dhënies së shenjës së ndalimit me tabelë” dhe drejtuesi i mjetit tip “BMË” shtetasi M. N., 36 vjeç, banues në Kosovë, është ndëshkuar me masë administrative 120.000 lekë për shkeljet administrative “Tejkalim i shpejtësisë”, “Garë shpejtësie”. Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor. Kudo ka radarë e punonjës të Policisë Rrugore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

I dënuar me 4 vite e 5 muaj burg për vjedhje dhe drogë, arrestohet polaku në Han të Hotit

Policia në pikën kufitare në Hanin e Hotit ka arrestuar një 61-vjeçar, të shpallur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME