Lajme

Vlorë, Ndalohet një 42-vjeçar i shpallur në kërkim

Vlorë,  Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar. Vihet në pranga një 42-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikimit të Klandestinëve”. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe N arkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin M. Ll., 42 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 12.04.2021, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në b urg”, vendim ky në funksion të njohjes dhe ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Apelit në Selanik, Greqi, të datës 19.06.2013, ku shtetasi M. Ll, hetohet për veprën penale “T rafikimit të Klandestinëve”, sipas Kodit Penal grek. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: