Categories Lajme

Vlorë/ Në Shqipëri për dhëmbët, italianët “gjallërojnë” turizmin dentar

Turizmi dentar gjithmonë e më shumë po kthehet në një pjesë e paketës turistike të Shqipërisë. Pas tre muajve izolim për shkak të pandemisë, të shumtë janë italianët që i janë drejtuar Shqipërisë këto ditë për ndërhyrje dentare. Vendimi i Shqipërisë për të hapur pa kushte kufijtë,  po gjallëron turizmin dentar, pas më shumë se tre muajve bllokim të lëvizjes për shkak të pandemisë së koronavirusit. Të paktën tre nga italianët që  zbritën në portin e Vlorës mëngjesin e së enjtes, thanë se kishin ardhur për të trajtuar dhëmbët. “Po vij në Shqipëri për një kontroll dentar.

Udhëtimi dhe kontrolli për koronavirusin në port, shkoi gjithçka mirë”. Prej disa vitesh, Shqipëria është kthyer në një destinacion trend për turizmin dentar për europianët. Zhvillimi i këtij sektorit lidhet me teknologjinë, stafet e specializuara por arsyeja kryesore janë çmimet 50-70% më lirë se në vendet e Bashkimit Europian.

Të paktën 658 shtetas të huaj vizituan Shqipërinë në vitin 2019 për atë turizmin shëndetësor, që nga një trend  synohet të kthehet në një pjesë të paketës turistike. “Edhe unë vij nga Italia dhe jam në Shqipëri për turizëm dentar”.”Jam në Shqipëri për arsye shëndetësore. Do të  bëj ndërhyrje tek një dentist”.

Por lënia e Shqipërisë jashtë listës së gjelbër të vendeve që mund të udhëtojnë me BE, ka ndikuar në fluksin e ulët të lëvizjes nga deti. Rreth 200 pasagjerë mbërritën të enjten në Vlorë me dy tragetet e linjës me Brindizin, ku pjesa më e madhe ishin shqiptarë të bllokuar në vendet e BE për shkak të pandemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të rinjtë hedhin mobilie nga kati i pestë i pallatit, Balla: Turp! (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamjet ku duket se si dy të rinj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, vihet në pranga 59-vjeçari italian

Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME