Categories Lajme

Vlorë, nëna: Lironi djemtë se janë me kartelë! Familjarja: Ishin për sherebelë

Familjarët e të a rrestuarve për d osjen e d rogës në Vlorë kanë qenë sot pas dyerve të gjykatës me shpresën se do të merrnin një lajm të mirë. Por gjykata vendosi që të ndryshonte masën e sigurisë vetëm për njërin prej tyre, pasi ishte i I nfektuar me k oronavirus. Mes familjarëve ishte nëna e tre djemve, të cilët sipas saj, kanë probleme të shëndetit mendor dhe kanë kartelë mjekësore, ndërsa gjykata e shkallës së parë në Vlorë i la në b urg për d osjen e d rogës. Me buzën që i dridhej, ajo pretendon se tre djemtë e saj Eduard Guhacaj, Idajet Guhacaj dhe Besnik Guhacaj janë të pafajshëm dhe se po fle lokaleve në Vlorë duke pritur që të dalin nga qelia.

Të gjithë me shëndetësore janë ata, por disa kurohen dhe disa jonë, u vjen rëndë t’i çojnë të gjithë, se jemi të gjithë si familje, nuk di kë të cilësoj më, se vetëm unë qëndroj, që nuk jam e gjakut, që jam nuse. Pretendimi është se më kanë d hunuar tërë jetën, po kaloj jetën me shpirt ndër dhëmbë, dhe po më shtypin me këmbë. Lekë nuk kam, avokatja nuk do të më marrë lekë, humane. Ma bëri nga keqardhja.

Sot kërkoj të më nxjerrin djemtë, se kam 3 muaj që kam ikur nga shtëpia dhe rri nëpër lokale, “u them do të më lini të rri këtu sonte?”. Për djemtë kam humbur jetën. Nxirrni të gjithë të tjerët dhe më merrni mua ti përfaqësoj unë, se ha bukë pa lekë” tha ajo. Edhe nëna e Marjus Drizës dhe familjarë të tjerë të tij kundërshtojnë a kuzat e ngritura. “Më thanë se djalin e duam për verifikim dhe ma morën. Djali ka punuar në sherebelë dhe nëpër toka, ata ma morën pa faj fare, më gënjyen. Djalin ma morën në Bishan te nëna ime. Për arsye koti, djali është Marijus Driza 29 vjeç” tha ajo.

Edhe një familjare e Drizës dhe Trokës tha se “Kam nipin Marjus Drizën punon në sherebelë, djali i xhaxhait Dashamir Troka punon në lopatë. Nuk janë përfshirë fare, i vë duart në zjarr. Kur na erdhën në orën 06:20 na i morën në shtëpi. Nuk kanë faj fare ata. U morën edhe telefonat, nuk kanë asgjë” tha ajo për mediat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME