fbpx
Lajme

Vlorë: Një 40 vjecar ka tentuar të djegë dy fëmijët e tij

Një 40 vjecar ka tentuar të djegë dy fëmijët e tij duke i spërkatur me benzinë. Fatmirëaisht ka ndërhyrë policia duke arritur ti shpëtoj në kohë. Gjithshka ka ndodhur kur Zigur Veshi është nisur nga shtëpia me fëmijët e mitur 3 dhe 4 vjec duke njoftuar të vëllanë se do vriste fëmijët dhe veten. Menjëherë vëllai i tmerruar ka njoftuar policinë. 40 vjecari ka shkuar posht shtëpis së vjehrrit ku gjendej dhe bashkëshortja e tij e cila ishte larguar nga banesa një ditë më barë. Pasi ka folur në emër bashkëshortes kjo e fundit ka dalë në ballkon. Ai ka nxjerr një bidon me benzinë 1.5 litra dhe është spërkatur me të dy fëmijët. Policia e cila ishte njoftuar më parë i ka bër thirrje mos të kryente veprimin e gabuar pasi po rrezikonte fëmijët. Ai nuk e ka dëgjuar thirrjen dhe ka nxjerrë cakmakun. Sapo ka tentuar ta ndezë është neutralizuar menjëherë prej policisë. Babai është transportuar për në polici sëbashku me fëmijët. Në vëndin e ngjarjes ka mbërritur dhe mamaja e 40 vjecarit e cila ka kërkuar të marr fëmijët ndërkohë që vjehrra e tij dëshmon se ai është i alkolizuar.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button